Opozita, në seancën e radhes të Komisionit për Lëvizjet në Policinë e Shtetit nga e cila drejtohet ky komision, ka paraqitur një video të marrë nga momentet e vrasjes së Flamur Pislit, shqiptarit i cilin në vitin 1999 mori peng një autobus në Greqi, duke akuzuar drejtpërdrejt drejtorin e përgjithshëm të policisë Artan Didi, si të përfshirë në vrasjen e një pasagjeri të pafajshëm në momentin e ndërhyrjes së policisë shqiptare për neutralizimin e pengmarrësit.
Deputeti i PD, Flamur Noka që ka prezantuar videon në fjalë,dhe se ka theksuar se do të përdoret si provë në prokurori.
Deputetët e mazhorancës nuk ishin të pranishëm ndërsa jashtë deputeti i PS, Taulant Balla tha se videoja nuk ul dhe nuk flet keq për punën e bërë nga Didi, por është një provë më shumë për punën e tij të shkëlqyer
” Videoja tregon një punonjës policie që ka vënë jetën në rrezik në përpjekje me elementet kriminalë.Videoja e opozitës tregoi edhe një herë sa shkëlqente drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi në punë e tij” tha Balla duke e quajtur publikimin e videos në Komision në kundërshtim me rregulloren