Zbuloni 10 ushqimet më të mira për gratë.
Në varësi të fazës së jetës së tyre, gratë ndryshojnë nevojat ushqyese. Dhe, ndërsa çdonjëra duhet të hajë mirë për të ruajtur shëndetin, është e rëndësishme që gratë të kuptojnë se si të ushqehen në mënyrë të zgjuar për të menaxhuar shëndetin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Salmoni
Salmon është i lartë në vajra omega - 3 dhe proteina, i ulët në kolesterol dhe përmban vitamina B, kalçium, zink, hekur dhe magnez. Dy vakte në javë të këtij super ushqimi do t'ju japin një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore.
Pse është salmoni i mirë për gratë?
Të gjithë e dimë se vajrat omega - 3 janë të mira për ne, por a e dini se gratë shtatzëna dhe me fëmijë në gji mund ti kalojë këto të mira për fëmijën e tyre në rritje? Ngrënia shumë e peshkut yndyror si salmoni gjatë tremujorit të tretë, mund t’ju mbrojë nga 'Baby Blues'. Gratë pas-menopauzës gjithashtu mund të përfitojnë nga peshku yndyror si salmon pasi i mbron zemrën nga sëmundjet, kur nivelet e estrogjenit janë në rënie.
Fara liri
Kjo farë që shpesh neglizhohet, është e pasur në vajra omega - 3 dhe e rëndësishme për fibra tek gratë. Për të përfituar nga mrekullitë e farave të lirit, duhet të hani 1-2 lugë fara të grimcuara në ditë - fara e plotë është e vështirë për tu tretur, por e shtypur apo e grimcuar është më e dobishme.
Pse është fara e lirit e mirë për gratë?
Hulumtimet kanë treguar se 40 gram fara liri të grimcuara kanë një impakt të rëndësishëm tek gratë me “afshe të nxehta”, gra që shkojnë në menopauzë. Farat e lirit nxitin uljen e kolesterolit të keq dhe mund të luajnë një rol në luftën kundër kancerit të gjirit.
Këto fara gjithashtu mund të luajnë një rol parandalues dhe shërues dhe rekomandohet si kurim natyror për ftohjen dhe gripin.
Lëngu i boronicës
Boronica është një burim i madh i vitaminës C dhe fibrës dietike. Përfitimet e mundshme shëndetësore të Boronicës janë të dokumentuara, si përmirësim i higjienës dentare dhe parandalim i kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Konsiderohet e hidhur dhe e thartë për tu ngrënë e freskët, preferohet për tu konsumuar si lëng.
Pse lëngu i boronicës është i mirë për gratë?
Gratë janë shumë më të prekshme nga infeksionet e traktit urinar se meshkujt dhe kur është fjala për këto infeksione, asgjë nuk e mposht lëngun e boronicës. Antioxidantet tek Boronica parandalojnë bakteret të ngjiten në muret e fshikzës të cilat i detyrojnë bakteret që të shplahen nga organizmi. Fakti që Boronica vepron gjithashtu si një diuretik do të thotë se larja e fshikzës bëhet shpejt!
Kosi grek
Kosi grek përmban dy herë më shumë proteina dhe më pak sheqer, kripë dhe karbohidrate se shumica e koseve. Dhe për shkak të pëmbajtjes së lartë të proteinës, kosi grek bën të ndiheni i ngopur për më shumë kohë.
Pse kosi grek është i mirë për gratë ?
Studimet tregojnë se 30 % e të gjitha kalorive duhet të vijnë nga proteinat dhe shumica e grave nuk i afrohen kësaj shifre. Nëse përqindja më e lartë e kalorive vjen nga proteinat, atëhere humbja në peshë, mirëmbajtja e muskujve dhe plakja e shëndetshme janë më të qëndrueshme. Në përgjithësi, gratë duhet të konsumojnë më shumë produkte qumështi çdo ditë për të mbrojtur veten nga osteoporoza dhe kosi grek është një zgjedhje e mirë, sepse jo vetëm që është i pasur me kalçium, por është gjithashtu plot me baktere të mira që nxitin shëndetin e zorrës së trashë.
Domatet
Domatet janë të pasura me vitamina A dhe C dhe janë gjithashtu një burim i mirë i kalçiumit, fosforit, kaliumit dhe natriumit. Për të marrë përfitimin maksimal nga domatet, duhet që ti konsumoni shpejt sepse ato oksidohen shpejt.
Pse domatet janë të mira për gratë?
Duke qenë një burim i pasur me likopen dhe biotin, domatja ndihmon në parandalimin e kancerit, veçanërisht të gjirit dhe qafës së mitrës. Këto fitokemikale gjithashtu mund të na mbrojnë nga sëmundje kardiovaskulare. Hulumtimet kanë treguar se gatimi i domates me pak vaj, e bën më të lehtë për trupin pranimin e likopenit dhe antioksidantëve të tjerë.
kungulli
Kungulli është burim i pasur me kalium, magnez dhe fibër dhe tuli i tij portokalli dhe i ndritshëm është i mbushur plot me beta-karoten, i cili është një antioksidant i rëndësishëm që lufton radikalet e lira në trupin tonë dhe për këtë arsye na mbron nga kanceri.
Pse është e kungulli i mirë për gratë?
Përveç të qenit i vogël në kalori, antioksidantët në kungull janë raportuar se ndihmojnë për të parandaluar kancerin e gjirit dhe përmbajtja e tij e lartë në fibra ndihmon tretjen e ushqimit. Shëndeti i tretjes dhe marja e fibrave janë jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi gratë janë në rrezik të lartë prej kancerit të zorrëve sa më shumë që vjetërohen.
Mish i kuq pa dhjamë
Ky nuk është vetëm një burim i mirë proteinash dhe energjie, por gjithashtu ka përfitime në shmangien e sëmundjeve të zemrës. I mbushur jo vetëm me proteina, mishi i kuq përmban gjithashtu hekur, zink, vitamina B, selen, vitaminë D dhe rekomandohet 3-4 herë në javë.
Pse mish i kuq i dobët është i mirë për gratë?
Gratë në përgjithësi nuk kanë hekur të mjaftueshme në dietën e tyre dhe shtojcat e hekurit nuk sjellin aq hekur sa mishi i kuq. Ndërkohë të gjitha gratë me perioda kanë nevojë për një burim të rregullt të hekurit në dietën e tyre. Ushqimi i pasur me hekur është i rëndësishëm edhe për gratë shtatzëna.
Mango
Mango është një burim i shkëlqyer i vitaminës A dhe C. Ai gjithashtu përmban hekur, acid nikotinik dhe kalium. Dozat e larta të vitaminës C tek Mango veprojnë si një agjent i fuqishëm anti - inflamator i cili mund të ulë simptomat e astmës.
Pse mango është i mirë për gratë?
Një mango i ofron grave 100% të kërkesave të tyre ditore të vitaminës A, 95 % të vitaminës C, 40% të fibrave dhe rreth 30 % të vitaminës së tyre E. Përveç që siguron më shumë efikasitet në marrjen e vitaminave, mango gjithashtu ofron një mbrojtje kundër kancerit të qafës së mitrës dhe zorrës së trashë, si dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjes Alzheimer.
Spinaqi
Spinaqi është jashtëzakonisht e pasur me antioksidantë. Ai është gjithashtu një burim i pasur i vitaminës A, vitaminës C, vitaminës E, vitaminës K, hekurit, acidit folik dhe acideve yndyrore omega - 3.
Pse është spinaqi i mirë për gratë?
Spinaqi është një super – ushqim për mbrojtjen kundër një grupi të madh sëmundjesh si osteoporoza, sëmundjet e zemrës, kanceri i zorrës së trashë, kanceri ovarian dhe artriti. Me rëndësi të veçantë për gratë që planifikojnë një shtatëzani, spinaqi është një burim i shkëlqyer i acidit folik, një mineral vital për rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e fetusit.
Farat e susamit
Ato janë një burim i madh i kalçiumit, bakrit dhe zinkut - mineraleve që lidhen me shëndetin e kockave. Ndërsa 1/4 e një filxhani me fara susami të çvoshkura japin rreth 35 % të kërkesave tuaja ditore të kalçiumit, farat e susamit të pashkoqura do ju japin rreth 85% të kërkesave.
Pse janë farat e susamit të mira për gratë?
Kur osteoporoza dhe shëndeti i kockave në përgjithësi përkeqësohet me moshën, ushqime të tilla si farat e susamit mund të japin minerale vitale për shëndetin e tyre. Përveç kësaj, nivelet e larta të bakrit në farat e susamit mund të zvogëlojë ënjtjen dhe dhimbjen lidhur me artritin.