Në kuadrin e dy projekte të financuara nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe të zbatuara nga Shoqata ALB-AID me datë 30.04.2014 Ambasadori Norvegjez Z. Jan Braathu zhvilloi një vizitë zyrtare në Kukës.
Ai mori pjesë në workshopin e organizuar me nxënës dhe senatorë për vlerësimin e krijimeve më të mira të nxënësve që janë botuar në gazeten “Jemi edhe ne”. Ky aktivitet u organizua nga shoqata ALB-AID në kuadër të projektit të Promovimit të Qeverive të nxënësve "Merrni pjesë në qoftë se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj do të numërohet”. Në fjalën e rastit ai theksoi rëndësinë që ka demokracia dhe krijimi i kulturë demokratike përmes pjesëmarrjes për përparimin e vendit.
Ambasadori, Z. Braathu vizitoi edhe disa parcela të mbjella me sherbele në kuadër të projektit “Iniciativa e Mbështetjes së Punësimit ne Bujqësi (IMPB)”. Ai bashkëbisedoi me një fermer –përfitues dhe e cilësoi si mjaft të rëndësishëm mbështetjen e fermerëve për kultivimin e bimëve mjekësore.
Gjithashtu në bisedat me fermerët u vu theksi tek zgjerimi i shumëllojshmërisë së kultivimit te varieteteve të cilat kanë një treg të sigurtë.
Z. Ambasador u prit në një takim të veçantë e nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës z. Ibsen Elezi. Së bashku ato theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave midis Këshillit të Qarkut Kukës dhe një rajoni të përafërt norvegjez.