English

Adriatik Mustafaraj ekzekutohet me breshëri plumbash

Mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnate në hyrje të qytetit të Beratit është vrarë me breshëri automatiku Adriatik Mustafaraj 52 vjeç.

Aktualisht biznesmen por gjatë periudhës 1995-1996 ka mbajtur postin e komandantit të policisë rrugore të Berat.

vrasja ndodhi në vendin e quajtur ”Kombinat” në një lavazh, ku persona ende të paidentifikuar i zunë pritë me armë biznesmenit, i cili kishte një biznes me pllaka spanjolle, edhe merrej me shitje makinash të përdorura.

52-vjeçari Adriatik Mustafaraj ka dalë nga një lokal dhe në momentin që ka hapur derën e automjetit të tij, tip "Audi Q7", me targa AA 777, është qëlluar me breshëri kallashnikovi, nga disa persona që ndodheshin në pritje, të fshehur prapa një lavazhi ku Mustafaraj kishte parkuar automjetin. Sipas policisë, në atentat mund të kenë marrë pjesë 4 persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit u gjetën 24 gëzhoja.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e vrasjes, ndërsa autorët pas krimit kanë mundur të largohen duke përfituar edhe nga errësira.

Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe të shkaqeve të ekzekutimit të 52-vjeçarit.

KOMENTE