English

Nxënës të shkollave në disa kryqëzime të Tiranës

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë krahas disa projekteve të tjera, ka planifikuar masa konkrete për përmirësimin e parametrave të qarkullimit rrugor në Tiranë në bashkëpunim me misionin Pameca.

Sa sipër, bazuar në, nenin 46 “Bashkëpunimi me institucionet e tjera” të Ligjit Nr.9749, datë 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit” dhe Ligjit nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës datë 03.08.2010 dhe Ministrisë së Brendshme datë 16.09.2010 “Për edukimin mbi sigurinë rrugore në sistemin arsimor parauniversitar”, nga strukturat e policisë është hartuar një plan i përbashkët veprimi, mbi “Edukimin dhe ndërgjegjësimi qytetar, për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor në Qarkun e Tiranës”.

Sipas një grafiku të miratuar, ka vijuar në teori, sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i nxënësve të shkollave të mesme në gjithë Tiranën për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor.

Në ditët në vijim, është planifikuar për vendosjen e nxenësve që kanë marrë sensibilizimin teorik, për të asistuar praktikisht pranë punonjësit të policisë rrugorë të veshur me (jelek të qarkullimit), të vendosur në afërsi të kryqëzimeve të shkollave të mesme përkatëse, për sensibilizimin e ndërgjegjësimin qytetar dhe për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor.

Nisma të tilla të policimit, po shtrihet në rritjen e bashkëpunimit, edukimit, sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të nxënësve në veçanti qytetarëve, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor. Po ashtu sensibilizim i shtirë në terren do të bëhet nga Policia edhe në Kamëz e Kavajë.

KOMENTE