Universiteti i Nju Jorkut organizon konkursin e përvitshëm të bursave të shtunën 17 maj 2014, në prën 10.00, në mjediset e tij. Ftojmë maturantët nga e gjithë Shqipëria për të marrë pjesë. Meqenëse nxënësit po përgatiten tashmë për provimet e maturës nuk do të jetë e nevojshme të bëhen përgatitje shtesë. Universiteti do të përdorë një formulë të diferencuar klasifikimi në varësi të degës së zgjedhur. . Matematika do të jetë me më tepër peshë për maturantët që janë të interesuar për degët e ekonomikut dhe shkencave kompjuterike, ndërsa do të jetë më pak e rëndësishme për maturantët që do të konkurojnë për një degë të shkencave shoqëore ose juridikut.
Bursat janë menduar për të mbështetur me përparësi nxënës nga familje që nuk i kanë mundësitë financiare për të përballuar tarifat e shkollave private. Për këtë arsye ne inkurajojmë pjesëmarrjen e nxënësve nga kjo kategori. Numri i bursave të ofruara këtë vit do të jetë më i lartë se vitet e tjera dhe rrjedhimisht edhe mundësitë për të fituar janë më të mëdha.
Për cdo informacion të nevojshme ju lutemi të kontaktoni përmes Inbox-it ose përmes kontakteve të dhëna në këtë faqe ose në faqen tonë në Internet.