English

Humbni në peshë përmes 9 ushqimeve

Uji
Uji të ndihmon të biesh në peshë. Nëse konsumon ushqime që përmbajnë shumë ujë, si frutat dhe perimet, është më e lehtë të heqësh disa kile. Universiteti i Tokios ka kryer një studim sipas të cilit, femrat që hanin ushqime me përbërje të lartë uji janë më të dobëta. Studiuesit thonë se uji në këto ushqime të bën të ndihesh i ngopur.

Vezët
Harrojini paninet në formë rrethi në mëngjes. Vezët, edhe pse janë plot me proteina, do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe energji për më shumë kohë. Një studim i viteve të fundit ka provuar se femrat që hanin dy vezë të fërguara në mëngjes, të shoqëruara me dy feta të holla buke dhe një lëng frutash, konsumonin më pak ushqim gjatë 36 orëve në vijim sesa femrat që e nisnin ditën me të njëjtin numër kalorish.

Mollët
Një mollë në ditë e mban doktorin larg jush. Njerëzit që hanë një mollë para vaktit konsumojnë më pak ushqim. Për më tepër, antioksidantët që gjenden te mollët parandalojnë sindromën metabolike, ndryshe barkun e dhjamosur. Mollët janë ideale si një ushqim me pak kalori. Ato mund të hahen mes vakteve, duke ndihmuar në uljen e sasisë së ushqimit që konsumojmë.

Kosi
Ekspertët dietologë thonë se kosi i thjeshtë është ushqim i shëndetshëm për një arsye të thjeshtë: ka karbohidrate, proteina dhe yndyrna. Ai lufton ndjesinë e urisë duke mbajtur stabël vlerat e sheqerit në gjak. Salca e kosit të skremuar këshillohet të zëvendësojë majonezën në sallatat e patateve apo krahët e pulës. Salca e kosit që prodhohet në Greqi njihet për vlerat e larta proteinike.

Çaji jeshil
Përbërësi dobësues nuk është kafeina. Antioksidantët e quajtur katekina ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizimit dhe djegien e yndyrës. Një studim i kryer në Japoni argumenton se 35 meshkuj që konsumuan çaj që kishte në përbërje katekina, rritën metabolizmin dhe shënuan rënie të dukshme të masës trupore. Një tjetër bonus: atyre iu ul dukshëm edhe niveli i LDL, ndryshe kolesteroli i keq.

Bajamet
Përtypini që të zvogëloni oreksin. Kjo është këshilla që jep një ekip studiuesish amerikanë që kryen një studim në lidhje me bajamet. Nëse ato konsumohen në sasi të vogla disa herë gjatë ditës rrisnin nivelin e hormoneve që frenojnë urinë.

Dardhët
Ato njihen për fibrat e shumta që kanë në përbërje. Dardhët përmbajnë pektinë, e cila ul nivelin e sheqerit në gjak, duke ju ndihmuar të shmangni konsumimin e ushqimeve shtesë mes vakteve. Një studim i kryer në Brazil doli në përfundimin se femrat mbipeshë që konsumuan tri dardhë në ditë për 12 javë me radhë humbën më shumë kile se ato që ndoqën të njëjtën dietë ushqimore, por në zëvendësuan dardhët me tri biskota të vogla tërshëre.

Uthulla
Një studim i kryer në Suedi thotë se ata që hanë bukë të lagur me uthull konsumojnë më pak ushqim se ata që konsumojnë feta të zakonshme buke. Arsyeja e mundshme: Acidi acetik i pranishëm te uthulla mund të ngadalësojë kalimin e ushqimit nga stomaku në zorrë, duke bërë që ta ndiejmë barkun plot.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit rrit ndjesinë e të qenit i ngopur. Hidheni në sallatë dhe do të rrisni fuqinë antioksiduese të perimeve. Një studim i kryer në Britani argumenton se thjesht duke ndier erën e vajit të ullirit, të krijohet ideja se je i ngopur, duke shmangur konsumin e tepërt të ushqimit.

KOMENTE