"Ikni në shtëpi se nuk na jepni siguri", "Integrim" dhe "Jo drogës", Rama dorëhiqu!
Keto jane thirrjet dhe slloganet e njerezve mbeshtetes te partise demokratike qe sot po protestojne para Kuvendit.
Në protestën e organizuar nga PD-ja marrin pjesë edhe drejtuesit e furgonëve 8+1.
Dy ekrane të mëdha janë vendosur pranë Kuvendit në mënyrë që protestuesit të ndjekin seancën "live".
Nga “Ura e Elbasanit” deri tek “Ushtari i Panjohur”, protestuesit kanë mbushur rrugën me parrula ne duar.
Pritet ardhja e kreut te PD-së Lulzim Basha.
Ish-kryeministri pak para se të largohej nga selia e PD-se tha për Ora News se protesta e sotme është vetëm 1 “Rama ik”.
Deputeti Aldo Bumçi deklaroi para protestuesve se opozita “do i shkojë deri në fund kwsaj çështjeje, deri në largimin e Edi Ramës”.
Ndërsa deputeti Strazimiri tha: “Kemi dalë si përfaqësi e grupit parlamentar të opozitës për t’ju garantuar se ne do të kërkojmë në Kuvend të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Nuk pranojmë të qeverisemi nga narkotrafikantët. Ky është vetëm fillimi.”
Menjëherë pas nisjes së seancës plenare, Edi Paloka, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, në fjalën e tij tha se “mazhoranca ka për detyrë të bëjë transparencë para qytetarëve në lidhje me ngjarjet e ditëve të fundit”.
“Rama kaloi çdo limit kur tha se është thurur komplot kundër tij. Akuzat e ngritura disa javë më parë nga ne janë vërtetuar, por tani duam transparencë. Meta thonte se ishin avionë që spërkasnin mushkonjat, ndërsa Kryeministri tha me ironi se ishin mushkonja dhe jo avionë. Trafiku i drogës nga ajri ekziston, por më e rënda është se po fshihet dhe kjo ndodh se kryeministri është i implikuar”, tha Paloka.
Ndersa gazetari i Ora News Xhevahir Zhabina informon se policia e Tiranës është në gadishmëri. Një pjesë është vendosur brenda rrethimit me llamarina që i është bërë truallit të xhamisë. Një kordon të policëve, kryesisht police femra rreth e qark Parlamentit.
Kjo është protesta e parë e një serie që sipas selisë blu do të jetë e gjatë, do të zhvillohet para parlamentit në kohën kur në sallën e Kuvendit do të mbahet seanca e radhës.
Protesta është parashikuar të nisë në orën 10:00 ndërkohë tashmë ka filluar mbledhja e mbështetësve të Partisë Demokratike para selisë blu
Prej orës 09: 23 policia ka “rrethuar” Parlamentin. Përmes një shiriti dhe policët që janë bërë si kordon ndodhen përgjatë Parlamentit, ndërsa përballë godinës vazhdojnë përgatitjet për të ngritur podiumin ku eksponentët e lartë të PD-së do të mbajnë fjalim.