Sindikatat në Turqi po mbajnë një grevë një-ditore në shenjë proteste ndaj fatkeqësisë më të keqe qe zaptoi vendin, e cila morri të paktën 282 jetë njerëzish.
Përfaqësuesit e sindikatës thanë se privatizimi i kohëve të fundit i sektorit të minierave kishte bërë kushtet e punës më të rrezikshme.
Ndërkohë, Presidenti Abdullah Gul po viziton skenën e katastrofës, nderkohe Turqia do te mbaje tre ditë zije.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan u sha nga protestuesit e inatosur, gjatë vizitës së tij në Soma të mërkurën.
Zemërimi shpërtheu kundër qeverisë edhe në 13 qytete të vendit.