Teuta Malshi- Instituti i Politikave Mjedisore: Në qytetin e Lezhës prej vitit 2008 promovohet menaxhimi i mbetjeve ne menyre te diferencuar, per te cilin ekziston edhe nje projekt konkret. Ne te jane parashikuar : ndarja e mbetjeve qe ne burim me kosha te diferencuar sipas kategorive perkatese, grumbullimi i mbetjeve, si dhe trajtimi I tyre ne "Qendren per ndarjen e mbetjeve te riciklueshme". Po sot?! Sot, Lezha perveç sfidave per mosfunksionimin e ketij projekti perballet edhe me nje situate akoma me shqetesuese qe e çon problemin e menaxhimit te mbetjeve ne zanafillen e tij.
Rendom ne qytetin e Lezhes mund te gjejme pirgje mbetjesh, kjo jo vetem prane koshave tashme te amortizuar, por edhe ne pika grumbullimi te sajuara nga vete banoret apo bizneset perreth. Vendet me te preferuara per depozitimin e mbetjeve jane buze lumit Drin si dhe buze perrenjve. Me alarmante paraqitet situata ne uren e Cenit ku aktualisht ndodhet "Tregu i Lire", ne te cilin perveç te tjerave tregetohen edhe produkte ushqimore. Keto mbetje jo vetem qe ndikojne drejtperdrejt ne cilesine e ujrave siperfaqesore, por perbejne nje faktor kryesor ne shnderrimin e ketyre zonave ne vater semundjesh.
Me gjithe investimet e medha te bera per realizimin e ketij projekti ,fakt ngelet deshtimi i tij dhe nevoja per analizimin e kesaj situate.
Foto nga situata aktuale e koshave.
Fotot janë aktuale të marra nga "Tregu i Lire", Lezhe prane ures se Cenit.