English

​6 mite rreth morrave të njeriut

1. Morrat preferojnë njerëzit e pisët

Jo, atyre nuk u bëhet vonë për higjenën tuaj personale.


2. Kafshët mund të mbartin morra

Ata janë shumë specifikë për kafshët me të cilat ushqehen. Morrat e njerëzve nuk ushqehen tek qentë, mace, etj.

3. Morrat mund të kërcejnë dhe të fluturojnë

Jo, ata vetëm zvariten. Në fakt kërcimi apo fluturimi I tyre do të ishtë I rezikshëm pasi për të jetuar morrat kanë nevojë për njerëzit dhe nuk mund të jetojnë shumë gjatë pa një bujtës njerëzor.

4. Shtëpia juaj mund të jetë e infestuar nga morrat

Përseri ata nuk mund të jetojnë gjatë pa një bujtës njerëzor.

5. Duhet një shampoo specifike për zhdukje e tyre

Ekzistojnë shampoo të cilat nuk janë toksike për njerëzit dhe gjitarët e tjerë, por shumë shpejt ata mund të fitojnë rezistencë ndaj shampove. Ka dhe krehër të posaçëm për heqjen e morave dhe vezëve të tyre, por që kërkon shumë kohë në dispozicion.

6. Morrat gjithmonë ju shkaktojnë të kruara.

Disa njerëz nuk reagojnë ndaj kafshimit të morrave, njësoj si nga kafshimi i insekteve të tjera pickuese

KOMENTE