English

Administrata Tatimore, së shpejti me faqe te re

Së shpejti Administrata Tatimore, do t’ju paraqesë faqen e saj të re të internetit,
www.tatime.gov.al

Faqja e re e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është
konceptuar për të qenë më miqësore dhe më e thjeshtë në përdorim për tatimpaguesit,
individët e interesuar si dhe për punonjësit e Administratës Tatimore. Kjo faqe do të
ofrojë më shumë informacion në lidhje me Legjislacionin Tatimor si dhe do të ndihmojë
për të bërë më të lehtë kuptimin e përgjegjësive tatimore, të drejtave dhe detyrimeve të
tatimpaguesve.

Rubrikat përbërëse (menutë) të faqes janë organizuar në mënyrë të tillë që
përdorimi i secilës prej tyre të jetë i thjeshtë dhe i lehtë dhe informacioni të jetë i
kuptueshëm .
Rikonfigurimi i faqes së internetit të Administratës Tatimore është pjesë e
projektit E-Taxation. Për t’u log-uar në llogarinë tuaj të deklarimit elektronik, ju duhet të
klikoni në menunë E-shërbimet, rubrika Tatimet e mia.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mirëpret çdo propozim, sugjerim apo
propozim që do t’i shërbente përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve të kësaj faqeje.

KOMENTE