1- Mirembajtja dhe kontrolli i rregullt i vajit te makines!
Makinat qe i nenshtrohen kontrollit dhe mirembajtjes se rregullt mund te funksionojne ne menyre me efikase dhe sigurisht ndihmojne ne reduktimin e clirimit te CO2.
2- Kontrollo presionin e gomave te pakten nje here ne muaj!
Kontrollo qe gomat e makines te mos jene shfryre, pasi keshtu konsumimi i karburantit mund te rritet deri ne 4%.
3- Mos ngarko bagazhin apo sediljet e makines!
Sa me shume te ngarkohet bagazhi apo dhe sediljet e makines, aq me shume do te rendohet makina, ndaj edhe motorri do te punoje me nje force me te madhe si rrjedhoje me i madh do te jete konsumi i karburantit.
4- Mbylli dritaret, sidomos kur je me shpejtesi te madhe dhe hiqe portabagazhin e siperm nese nuk po e perdorni duke evituar keshtu cdo lloj aksesori qe mund te penalizojne aerodinamiken e makines. Ne kete menyre duke reduktuar rezistencen e ajrit, konsumi i karburantit dhe clirimi i CO2 mund te reduktohen deri ne 10%.
5- Perdorimi i kondicionerit te behet vetem nese eshte i nevojshem dhe ne menyre korrekte! Menyra me korrekte e perdorimit te kondicionerit eshte duke mbajtur dyer dhe dritaret e mbyllura gjate venies ne pune te tij. Keqperdorimi i kondicionerit mund te rrise 5% konsumin e karburantit dhe clirimin e CO2.
6- Evito nxehjen e motorrit kur makina eshte e ndalur!
Nese makina eshte e ndaluar prej me shume se 1 minute me mire fikeni, per te evituar nxehjen e kote te motorrit. Motorat e makinave moderne bejne te mundur perdorimin e makines menjehere pas ndezjes se saj, duke ndihmuar ne kete menyre ne reduktimin e konsumit te karburantit.
7- Ruaj nje shpejtesi te moderuar ne autostrade!
Ne shpejtesi shume te medha, motorri perdor me shume karburant e si rrjedhoje clirohet me shume CO2.
8- Vendos marshin me te larte sapo te jete e nevojshme!
Marshet e larta lejojne konsumin me te ulet te karburantit.
9- Kini vemendjen kur jeni ne trafik!
Duke qene i perqendruar ne trafikun qe ndodhet perpara jush mund te evitoni ndalesen dhe rinisjen e makines, e cila kerkon nje konsum te larte te karburantit.
10- Konsideroni dhe mundesine per te marre pasagjere ne makinen tuaj, si koleget apo miqte.Ne kete menyre do te jepni kontributin tuaj per reduktimin e trafikut dhe te konsumit te karburantit.
Keti PRIFTI: Instituti i Politikave Mjedisore