English

Largohen nga greva Hastrit Lika dhe Mahir Reçi, për shkak të gjendjes shëndetsore

Greva e urisë në çadrat pranë Kryeministrisë ka hyrë në ditën e saj të pestë. Aktualisht, në çadrat e vendosura në lulishten para Piramidës gjenden 12 grevistë, ndërsa 2 të tjerë janë shoqëruar për në spital për shkak të problemeve me shëndetin.

Rreth orës 08:30 minuta Hastrit Lika, ish mirëmbajtës në ISKSH u shoqërua me ambulancë drejt spitalit për të marrë mjekimin e duhur.
Disa mintua më pas një tjetër grevist, Mahir Reçi, ish-punonjës i mirëmbajtjes te konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit. u pa të dalë nga çadra me barrelë. Gjatë natës edhe një tjetër grevist u largua nga greva për të marrë mjekimin dhe u rikthye sërish në çadër.

2 grevistë të tjerë janë larguar përfundimisht për shkak të gjëndjes së keqe shëndetësore. Ata janë Gladiola Bardhoshi, ish-punonjëse e shërbimit social në Ndërmarrjen e Konvikteve dhe Ludovik Berisha, ish-punonjës i zjarrëfikëses në Berat.

Pranë çadrave të grevës qëndrojnë mjaft mbështetës dhe familjarë të cilët kanë takuar grevistët.

KOMENTE