English

Kufoma vjen me postë

Trupi i Rika Okada, 29 vjeç, u zbulua në një kuti të gjatë dy metra, ku shkruhej “kukull”, në një magazinë në qytetin Haçiozhi, në perëndim të Tokios.

Kompania që transportoi pakon nga Osaka në Tokio deklaroi se porosia ishte paguar në emrin e zonjës Okada. Kjo e fundit rezultonte e humbur që prej muajit mars.

Pak kohë para zhdukjes, ajo kishte shkruar në profilin e saj në Facebook se po shkonte të takonte një mik të vjetër që nuk e kishte parë prej vitesh.

Hetuesit zbuluan shumë plagë të shkaktuara me thikë në trupin e saj, por nuk gjetën plagë në duart e saj që mund të tregonin se vajza ishte mbrojtur, raportojnë mediat lokale.

Policia në Osaka ka refuzuar të konfirmojë lajmet se një grua që përdorte pasaportën e zonjës Okada është larguar nga Japonia në fillim të muajit, e shoqëruar nga një grua kineze, të dyja të drejtuara për në Shangai.

Detektivët japonezë po hetojnë rastin se si trupi i pajetë ka udhëtuar me postë nëpër Japoni.

KOMENTE