English

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Akademisë Diplomatike të MPJ-së, U.M.SH dhe Akademisë Diplomatike të Londrës

Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot, më 30 maj 2014, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit mes Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë( U.M.SH) dhe Akademisë Diplomatike të Londrës.

Ky Memorandum i nënshkruar mes tri palëve synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të specializuara shqiptare dhe britanike për të zhvilluar shkëmbimet akademike, profesionale dhe kulturore, në drejtim të formimit, kërkimit dhe trajnimit në fushën e diplomacisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zhvillimeve bashkëkohore që lidhen dhe i prekin ato. Ai forcon gjithashtu platformën e gjallë të bashkëpunimit dhe kooperimit mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë me hapësirën akademike dhe qendrat kërkimore dhe shkencore si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

KOMENTE