English

Bashkia e Tiranës ka bërë rikualifikimin e lulishtes para stadiumit “Selman Stërmasi”

Në bashkëpunim me Alpha Bank, Bashkia e Tiranës ka bërë rikualifikimin e lulishtes para stadiumit “Selman Stërmasi”. Në këtë lulishte ka nisur sistemimi i terrenit, janë vendosur stola të rinj, kosha, pemë, lule e gjelbërim. Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo ka theksuar se në bashkëpunim me partnerë, Bashkia e Tiranës po shton gjithnjë e më shumë gjelbërimin në Tiranë.

“Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të ketë në vëmendjen e saj krijimin, shtimin e hapësirave të gjelbra, ashtu siç ju keni qenë dëshmitarë që ne kemi vepruar çdo vit. Vetëm këtë vit janë rreth 4 mijë pemë dhe shkurre dekorative që janë mbjellë në Tiranë, duke përmirësuar cilësinë e ajrit dhe shtuar hapësirat e gjelbra. Edhe pse ky është një vit i vështirë për ne, në një farë mënyrë kemi humbur partneritetin me qeverinë qendrore pasi ju e dini që Bashkia e Tiranës vazhdon të operojë pa buxhet por kemi gjetur një mbështetje të shtuar nga partnerët tanë, subjekte private dhe banka. Është tamam rasti për ti falënderuar të gjithë dhe veçanërisht Alpha Bank. Ju e shikoni çfarë mjedisi i mrekullueshëm është krijuar këtu dhe në vijim do të përfundojë dhe pjesa tjetër e lulishtes. Me një program specifik që ne kemi do të pasurojmë me stola dhe me kosha të gjitha hapësirat e gjelbra të Tiranës dhe të gjitha rrugët kryesore të Tiranës”- u shpreh nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo.

Bashkia e Tiranës organizoi aktivitetin sportiv “Festojmë së bashku 1 Qershorin” ku morën pjesë fëmijë nga mosha 7-12 vjeç.

Në këtë aktivitet morën pjesë:

14 skuadra basketbolli (140 fëmijë) të cilët zhvilluan 15 ndeshje minibasketbolli
E veçantë është se në këtë aktivitet nuk do të ketë fitues, por secila skuadër do të zhvillojë numër të barabartë ndeshjesh, në këtë mënyrë inkurajohet fryma e paqes dhe e bashkëjetesës, e mbështetjes së njerëzve në nevojë, njohjeve të reja etj. Me rastin e 1 qershorit, Bashkia Tiranë, Drejtoria e Artit dhe Kulturës kanë organizuar dhe aktivitete artistiko – kulturore, në lulishten pas TOB.

KOMENTE