Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane dje bëri të mundur ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të 4 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për krime të rënda si pjesëmarrje në organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni, trafik droge, vrasje, vjedhje me armë etj.. Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer gjatë operacioneve të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit në muajt janar-shkurt 2014.
Rreth orës 11:00, u krye ekstradimi drejt Italisë, i shtetasve:
1- Dashamir Llesh Nikolla, vjeç 30, banues në Durrës, i cili është shpallur nga Interpol Roma në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Firences, me vendim nr. 3566/09, datë 12.10.2011 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet e 6 muaj burg (mbeten për të kryer edhe 6 vjet 5 muaj e 8 ditë), për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, Trafik lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 73 e 74 i Ligjit 309/90. Më datë 27.01.2014 ky shtetas është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.
2. Elton Balliu, vjeç 34, person i kërkuar në nivel ndërkombëtar dhe Schengen. Ndaj këtij shtetasi është lëshuar Urdhëri i ekzekutimit i datës 25.03.2005, për kryerjen e veprës penale të Vrasjes, Vjedhje me armë, armëmbajtje pa leje, dhe duhet të vuajë dënimin prej 26 vjet burg. Ky shtetas është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës më datë 10.02.2014.
3. Foti (Fatos) Dashi, vjeç 49, lindur në Radostinë Vadhizë, Fier, i idenifikuar si Foti Dashi, person i kërkuar në nivel ndërkombëtar dhe Schengen. Ndaj këtij shtetasi është lëshuar Urdhëri i ekzekutimit nga Zyra e Prokurorit të Milanos, më datë 16.04.1998, duhet të vuajë dënimin prej 15 vjet 5 muaj e 17 ditë burg, për skllavërim dhe shfrytëzim prostitucioni. Ky shtetas është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier më datë 28.02.2014.
4. Elvis Bushi Lako, vjeç 37, nga Fieri. Gjykata e Napolit, Itali, me vendim datë 11.03.2013, ka marrë masën e sigurisë “arrest në burg“ në ngarkim të shtetasi Elvis Lako për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale“, me qëllim shitjen dhe trafik të lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të kodit penal italian dhe nenet 73 dhe 74 të Dekretit Presindencial Nr. 309/90. Ky shtetas është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier më datë 24.01.2014.
Ekstradimi i këtyre shtetasve nga Shqipëri drejt Italisë është bërë, mbështetur në Marrëveshjen dypalëshe të Ekstradimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Italisë, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe Interpol Roma.