English

Së shpejti në treg, kartmonedha 10 mijë lekëshe

Është miratuar edhe shtypja e kartëmonedhës 10 mijë lekë, nga Banka e Shqipërisë.
Kjo është prerja më e madhe monedhës së brendshme në treg. Pritet që Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, të ngrejë një grup të posaçëm pune, i cili do të merret me përcaktimin e pamjes dhe studimin e tematikës, që do të pasqyrohet në kartëmonedhën e re.

Përmes një vendimi, të publikuar pak ditë më parë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ka miratuar në parim shtypjen e kartëmonedhës me kurs ligjor 10 mijë lekë. Burime nga Banka tregojnë se ajo do të jetë gati brenda pak muajve.

KOMENTE