English

PD: Rama ndan pushtetin me krimin, nuk falet dot në bienale

Deklarata e zëdhënëses Vorpsi

Kryeministri Edi Rama vazhdon prej 6 ditësh të jetë turist i bienales, ndërkohë që prej 6 ditësh i ka lënë drejtimin e Qarkut të Vlorës, një personi me precedent të tmerrshëm kriminal.

Duhej ta kishim vrarë vajzën që të mos kishim probleme, është shprehur gjatë rrëmbimit të pengut, në fillim të vitit 2000, në zonën e Siçilisë, Sadrit Danaj.

Ky kriminel gjakftohtë, i cili nuk meriton veçse ndëshkimin e drejtësisë, është bërë nga Edi Rama Kryetar i Këshillit të qarkut. Bisedat e Danajt të përgjuara nga Policia Italiane dhe të publikuara nga La Republica, janë stili i një banditi me të cilin Edi Rama ndan pushtetin.

Ky është modeli i deputetit të parë të listës për Vlorën, dhe me tej modeli i Kryeministrit për gjithë vendin.

Me heshtjen e tij, me arratisjet turistike, Rama vetëm zgjat agoninë e një pushteti të kriminalizuar, pushtet që nuk ia kanë dhënë qytetarët e Vlorës dhe të vendit. Nuk ka për të pasur bienale ku të falet Edi Rama me zullumet mbi zullume që po kryen çdo ditë.

KOMENTE