English

Kalimi i patentave në sistemin e ri me pikë, jo kosto për qytetarin

Kalimi i patentave në sistemin e ri me pikë nuk do të ketë kosto për qytetarin

Kalimi i patentave në sistemin e ri me pikë nuk do të ketë kosto për qytetarin. Drejtori i Përgjithshëm i ShTRr, Ylli Spahiu bëri të ditur seregjistri kombëtar elektronik është i përfunduar.

Sa i takon lejeve të drejtimit të prudhuara nga viti 2005 e në vazhdim, Spahiu shpjegon se do të jenë po këto leje drejtimi dhe qytetarit nuk do ti duhet të paguajë kosto shtesë, pasi patenta përmban të gjitha elementët e sigurisë që kërkohen. Aktualisht në regjistrin elektronik të këtij institucioni dhe të Policisë Rrugore janë hedhur të dhënat e 740 mijë lejeve drejtimit. Nga ana tjetër, edhe Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë pritet të ndryshojë në kuadër të nismës së Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.

Deri më tani implementimi i sitemit të patentës me pikë, i cili ka filluar në vitin 2011, ka mbetur në vend numëro për shkak se vendimi i qeverisë i miratuar më 13.06 2013 është në kundërshtim me kodin rrugor. Për ti hapur dritën jeshile këtij projekti, Ministria e Transporteve ka propozuar ndryshimet në këtë vendim.

Në nenin 120/1 propozohet të bëhen ndryshime, sipas të cilave tregimi i sasisë së pikëve është i lidhur me çdo shkelje dhe duhet të rezultojë nga vendimi i komisionit të organit epror të agjentit verifikues. Sipas këtij ndryshimi, heqja e pikëve të patentave në rast shkeljeje nuk do të jetë më kompetencë e një funksionari të vetëm, por e një komisioni. Ndërsa, pika 2 e këtij neni thotë se në rastin kur konstatohen njëkohësisht më shumë se një shkelje e normave të sjelljes në zbatim të kërkesave të pikës 1 të këtij neni, mund të zbriten maksimumi 15 pikë

KOMENTE