Vdekja 22 vjeçares Iris Belba, e cila vendosi ti japë fund jetës së saj, ngelet enigmë. Mendimet janë të ndryshme ndërkohë asnjë njoftim zyrtar nuk ka.
Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se e reja është vetëhedhur...por megjithatë hetimet e policisë do të hedhin dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.
Nga kontrolli i kamerave të sigurisë, policia thotë se vajza ka hyrë e vetme në ambjentet e Sky Tower dhe është hedhur nga tarraca e Kullës. Gazetarët e A1 REPORT mësojnë se Iris Belba është me origjinë nga Fieri por jetonte në rrugën "Bajram Curri" në Tiranë.
Hetimet vazhdojnë.