English

Kampionati Botëror “Brazil 2014”. Ndeshja e parë në 22:00 Brazil-Kroaci

Për të gjithë sportdashësit anembanë botës sot është një ditë e rëndësishme pasi nis Kampionati Botëror “Brazil 2014” .
Kampionati do të hapet me ndeshjen hapëse mes vendasve të Brazilit dhe Kroacisë.

32 kombëtare do të luajnë për një vend në finalen e madhe në Rio më 13 korrik. Yjet nga e gjithë bota do të parakalojnë një e nga një duke i bërë të gjithë të ëndërrojnë për topin për një muaj të tërë.

Ndeshja, e cila do të nisë në orën 22:00, do të paraprihet nga një ceremonia madhështore e hapjes së këtij turneu.

“Më lejoni t’ju them se erdhi momenti. Kjo Kupë Bote është e jona”, ka thënë trajneri i Brazilit, Luis Felipe Scolari të mërkurën.

Seleçao cilësohet nga të gjithë si kombëtarja favorite për fitimin e Botërorit por pengesa ballkanase nuk do të jetë e lehtë për ta, ashtu siç nuk ishte e lehtë dhe në 2006, kur u nevojit një gol i Kakas, për të mundur Kroacinë, që arritjen e saj më të madhe në një botëror e ka regjistruar në Francë 1998, teksa eliminohej në gjysmëfinale nga gjelat e Aime Jacquet.

Megjithëse na ndajnë vetëm pak orë nga starti i këtij kompeticioni madhështorë, jo gjithçka është në rregull. Përveç protestës së punëtorëve të metrosë në Sao Paulo, punonjësit e tre aeropoteve në Rio de Janeiro kanë bërë thirrje për një grevë 24 orëshe, duke kërkuar rinovim të kontratave të punës.

Por Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, tha se vendi i saj është gati për të pritur Botërorin. Në një dalje televizive, ajo tha se pesimistët janë mundur nga vendosmëria e popullit brazilian.

KOMENTE