English

Berisha:Edvin Kristaq Rama,ka stilin e hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës. Fjala e plotë në Kuvend 12 qershor

Zonja deputete,

Zotërinj deputetë,

Zoti kryesues i seancës,

Sot është një ditë e madhe në historinë e lirisë kombëtare, sot është dita në të cilën hapen dyert e lirisë për Kosovën dhe kombi shqiptar pas shekujsh përpjekjesh mbinjerëzore, robërirash të zgjatura, pushtimesh të egra, diktaturash mizore, u bë më së fundi i lirë. Është një rast për të shprehur nderimin më të madh për të gjithë ata të cilët vendosën jetën , sakrificën, përpjekjen e tyre të madhe për lirinë e Kosovës, për të shprehur nderimin për qytetarët e saj të pamposhtur që realizuan me qëndresën e tyre një nga mrekullitë më të mëdha në historinë e Europës, mrekullinë më të madhë të kombit shqiptar nga luftërat e Skënderbeut deri sot. Për të shprehur nderimin për presidentin Ibrahim Rugova, burrin vizionar që projektoi Kosovën e lirë, komandantin legjendar Adem Jashari dhe mijëra martirë të lirisë, të cilët ranë për t’u bërë të pavdekshëm që Kosova të jetë e lirë. Natyrisht mirënjohjen më të thellë i shprehim sot Aleancës së Atlantikut të Veriut, SHBA-ve në udhëheqje të kësaj Aleance, që me fuqinë e tyre ajrore bënë që kasapi i Ballkanit të kapitullojë dhe të firmosë marrëveshjën e kapitullimit. Kosova sot është vite drite larg nga ajo që ishte 15 vite më parë, ka bërë përpjekje të mëdha në rrugën e demokracisë, konsolidimit të pavarësisë së saj dhe prosperitetit dhe integrimit euro-atlantik.



Sot shqiptarët kanë edhe një ditë tjetër. Dhe kjo ditë është dita e emrit të Partisë Socialiste. 23 vjet më parë PPSH, e mbledhur në një kongres në Pallatin e Kongreseve, vendosi solemnisht të ndërrojë emrin e saj nga Parti Pune në Parti Socialiste duke ruajtur të gjithë trashëgiminë e mëparshme të Partisë së Punës. Por në 23 vite do të ishte absurd të mohoej përpjekja e madhe e socialistëve shqiptarë për të kontribuar në vlerat, për të kontribuar në pluralizmin, në reformimin e tyre. Sot kjo parti festoon si anëtare në gjirin e PSE dhe Internacionales Socialiste, merita të padiskutueshme këto të PS. Por të dashur socialista dhe socialist të thjeshtë, duke formuluar për ju urimet më të përzemërta këtë ditë, nuk mund të them se kjo ditë është ajo që ju prisni. Jo. Hidhni pak sytë këtu mbrapa. Nëse gjeni gjurmë socialisti në këtë ekip që kam këtu mbas shpine ju kërkoj ndjesë socialist të dashur. Hidhni pak sytë, secili prej tyre është i lidhur dhjetëra herë më shumë me një parti tjetër, cilëndo, sesa me PS, për të mos cituar këtu, se në këtë ditë nuk i lejoj vetes zhargonin banal të kryetarit tuaj aktual ndaj PS dhe eksponentëve të saj. Por kjo është forma dhe forma ka aq s aka vlerë. Le të ndalemi pak se kush ka mbërthyer sot kokën e PS. A nuk janë ata të cilët morrën pushtetin shqiptarëve me një seri mashtrimesh të paprecedent në historinë e fushatave elektorale? Më thoni të dashur socialist a nuk ju premtuan këta zotërinj shërbim shëndetësor falas, legalizime falas dhe kanë dyfishuar çmimet, a nuk ju premtuan ulje të çmimit të energjisë dhe e kanë bërë faturat afrofe katër herë më shumë seç paguan kreu i juaj? A nuk premtuan ulje të çmimit të ushqimeve ndërkohë që ato po rriten çdo ditë? A nuk premtuan heqjen e taksës së qarkullimit dhe e rritën me 100 lekë të reja? A nuk premtuan punësim ndërkohë që kanë punësuar vetëm sorollopin e tyre? Më thoni socialistë të ndershëm cili është i punësuar nga ju? Doni t’ja u bëj këtu me fletore të gjithë farefisin e tyre kanë punësuar nga më i pari që ka future katër kushërinjë tek më i fundit që s’ka lënë njëri pa futur në punë. Kurse ju ku jeni sot socialistë? As guxoni të flisni. Pse? Sepse në krye të PS nuk keni një udhëheqje socialiste por një mafie të vërtetë, e cila shërbehet me dy a tre sharës të paguar këtu. Në cdo takim në Parlament dalin këtu dy a tre sharës të paguar, përdhunues, trafikantë etj, etj. Socialistë, nëse gjeni socialistë të këta këtu, nëse ju ndjeni se janë socialist këta ju kërkoj të falur. Këta janë thjesht njerëz të interesave që përdorin pushtetin nga mëngjesi deri në darkë për t’u pasuruar për vete dhe klanet e tyre. Këta zhytën vendin me një shpejtësi të rrufeshme në drogë, sepse nuk iu mjaftojnë vjedhjet që bëjnë në tendera, prokurime, dogana, tatime. Të dashur socialistë, 90% të tenderave, këta që bërtasin si çakenj në sallë, i bëjnë pa tender të hapur. Ja ky është standarti i tyre. Pyesni socialistë pak se sa ka kushtuar rindërtimi i ministrisë, i kryeministrisë dhe i zyrave të tyre. Me çfarë parash janë bërë. Pyesni soocialistë ku shkojnë paratë e buxhetit. A e dini se sot në Shqipëri nuk ndërtohet 1 km rrugë, 1 shkollë, 1 spital, 1 qëndër shëndetësore, nuk strehohet 1 familjë. Dhe pse? Sepse paratë e buxhetit të shtetit që u kanë dhënë kompanive ja u kanë dhënë me 15% dhe shkoni pak shifni rrugën Lin-Pogradec ku me dt 10 shkurt kreu juaj socialist do të zotohej para shqiptarëve se kjo rrugë do jetë gatipër sezonin turistik. Shkoni shifeni se sa është gati. Kompania ka marrë paret po këta i kanë marrë përqindjen. Shkoni në Valbonë dhe shifni rrugën e Valbonës se sa është gati. Kompania ka marrë paret po këta i kanë marrë përqindjen. Shkoni shifni pak në rrugët e tjera. Në rrugën e Krumës, këta kanë dhënë paret por i kanë marrë përqindjen. Ja pse të dashur shqiptarë, në Shqipëri nuk ndërtohet asnjë km rrugë, në Shqipëri nuk ndërtohet 1 shkollë, në Shqipëri nuk ndërtohet 1 spital, në Shqipëri nuk ndërtohet 1 çerdhe, në Shqipëri nuk ndërtohet 1 kopësht, në Shqipëri nuk streohet 1 famile. Koha qytetarë ka ndaluar për ju. Dhe ky (Rama) pastaj thotë përvjetor. Unë e kuptoj që ky është një shkelmim mbi të gjithë kontributin tuaj 23 vjeçar. Sepse në mënyrë absolute ju kurrë nuk prisnit një gjë të tillë, një mashtrim të tillë, që të zëvëdësonte ju me llumin dhe aleancën e qelbësirave. Jo socialist nuk jeni ju qelbësirat. Ata s’kanë asgjë të përbashkët me ju. Ata kanë të përbashkët me udhëheqjen tuaj të cilët i paguajnë për cdo gjë dhe janë të gatshëm t’u japing cdo post, janë të gatshëm t’u bëjnë ligjin. Kjo është e vërteta dhe unë e kuptoj që këtu njerëzit prishen në fytyra nga ky fjalim i imi, por unë absolutisht do them të vërtetën para jush dhe vëtëm të vërtetën.



Cfarë bëjnë sot. Sot po shkatërrojnë një institucion. Pse? Sepse nuk është mafie. Po ju jap vetëm një shembul se cfarë kanë bërë pak më parë me institucionin e Avokatit të Shtetit. Kanë vendosur një Hicka në krye. Hicka mbron privation, Hickolesha mbron shtetin. Se kjo zonja është avokatja që na mbron ne ndërsa burri i saj mbron CEZ-in. zonja mbron shtetin tek CEZ, zonja mbron interest tona në Strasburg, mister Hicka mbron interest e privatëve në Strasburg. Dhe ja ka marrë edhe këtij (Naços) pushtetin se normalisht atë në Strasburg duhet ta emërojë ministri por e ka emëruar Fatmir Xhafa se ai është ministri në hije që është i ngarkuar për cështjet e drejtësisë. Nasip e di une qe nuk te pelqen ty e verteta po mua e verteta me pelqen gjithmone.

Pra, ju që u zotuat, se rrogat kaq dhe rrogat aq, tani po rrisni rrogat në stratosferë. Po pse e bëni këtë? Sepse po hapni rrugën e rritjes së rrogave tuaja, po hapni rrugën e ngërthimit nga mafia të këtij institucioni shumë të rëndësishëm. Këtu keni votuar një zonjë, shumë të nderuar, të gjithë së bashku, a-partiake, e cila ka vite të tëra që kontribuon në atë institucion dhe me kontribute reale, me një formim të shkëlqyer profesional, tërësisht a-partiake, duhet me çdo kusht të hiqet ajo, sepse aty ne duhet të kemi përfaqësuesit e mafies. Kaq. Dhe për të hequr atë duhet të rrisim rrogat dhe duhet të ndryshojmë bordin, në mënyrë që të mund të heqim. A e kuptoni ju se është shkelje e kushtetutës kjo që bëni ju? A e kuptoni ju se çdo ligj i ndryshuar në këtë mënyrë, është në vetvete dhunim i kushtetutës për aq sa siguria juridike është normë kushtetuese apo është mishërim në ligjin kushtetues. Siguria juridike imponon të mos ndryshohen ligjet veçse për interesin publik. Çfarë interesi publik qenka rritja e rrogës së asaj për të ndryshuar bordin. Asgjë. I vetmi interes është që mafia të lëshojë tentakulat.



Kryetari juaj o socialist, njoftoi se nuk do të festojmë për marrjen e statusit. A e dini pse? Sepse është njeriu i vetëm në Europë që ka penguar statusin dhe tani po të festojë do të dalë të nxijë dhe pastaj merret e sulmon këngëtaren dhe artisten e nderuar Çiljetën, sepse këndoi në rastin historik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Këndoi, në një kohë kur kryetari juaj nxinte me portrete të Enver Hoxhës, në momentet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe të kishte patur 1 të 100 e performancës artistike të Çiljetës, nuk do të ishte një piktor mjeran i dështuar siç është, që nuk ka shitur dot një tabllo në jetën e tij. Po sigurisht që ky koncert nuk mund të bëjë, sepse është njeriu që ka penguar, është njeriu që me zemrën e tij të zezë, pengoi statusin e vendit kandidat në vitin 2012, është njeriu që me zemrën e tij të zezë pengoi statusin e vendit kandidat në mars të vitit 2013. Është njeriu qe më figurën që bëri pengoi statusin e vendit kandidat të dhënë tërësisht pa kushte në tetor të vitit 2013. Po çdo të festosh more. Ti atë ditë duhet të ndryhesh në bunker. Si mund të festosh ti atë ditë! Ajo është dita më e zezë e jetës tënde. A e kupton që kudo që shkon, ti i ngjan një karnaval. Në moshën tënde ti i ke bërë vetes ato që nuk ia ka bërë kush. Ti ke dalë as në Beograd, as në Zagreb, as në Podgoricë, as në Shkup, nuk gjendet një politikan, askund në Europë që të ketë penguar dhe bllokuar statusin e vendit kandidat për vendin e tij. Si ka mundësi?



Ky është përvjetori jubilar dhe unë ju garantoj juve se ky parlament do të jetë tribuna e fjalës së lirë dhe e së vërtetës. Kemi diskutuar para dy javësh për një ngjarje nga më të rëndat, por sot do t’jua them socialistëve në përvjetorin e tyre. 23 vjet në këtë sallë asnjë nga ngjarjet, dhe e them këtë me bindjen me te madhe, asnjë nga ngjarjet e rrugaçërisë apo kriminale të sallës nuk janë organizuar nga socialistë. Që të gjitha janë organizuar nga dy vetë ne historine e tyre, nga Gjinushi dhe Gjinushi bis, vetëm këta kanë marrë përsipër të organizojnë banditizëm në parlament, Skënder Gjinushi dhe Edvin Kristaq Rama, i cili ka stilin e hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës, një stil kaq i neveritshëm sa më nuk behet. Ndaj dhe sot mendoj se është një tjetër drejt mafies. Sot përsëri nuk keni rënë dakord për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar. Ne do të vazhdojmë betejën tonë me ju. Betejën me të vërtetën. Ne nuk tërhiqemi nga e drejta jonë kushtetuese e Komisioneve Parlamentare. Asgjë nuk mund t’ju shtojë ju dhe ju dëmtoni me qëllim parlamentin se ju garantoj se në çdo seancë do të jetë seancë e denoncimit të bllokimeve tuaja të paligjshme të nismave të opozitës.

Faleminderit!

KOMENTE