English

Kapen 7 kg kokainё, 18 kg heroinё, mbi 100 kg marijuanё

- Nё kuadër tё njё operacioni tё pёrbashkёt antidrogё ndërmjet Policisё sё Shtetit dhe Policisё sё Kosovёs, nё bashkëpunim dhe me agjenci tё tjera ligjzbatuese, ёshtё mundësuar sekuestrimi nё Shqipёri dhe Kosovё i njё sasie tё konsiderueshme lёndёsh narkotike tё forta, i njё laboratori pёr prodhimin e pёrpunimin e lёndёve narkotike, si dhe arrestimi i 4 personave.

Falё operacionit tё strukturave tё Krimit tё Organizuar dhe Krimeve tё Rёnda nё Policinё e Shtetit, nё Shqipёri ёshtё bёrё i mundur sekuestrimi i rreth 7 kg kokainё, 18 kg heroinё dhe rreth 100 kg marijuanё, 850 litra pёrzierёs, njё mjet i blinduar, si dhe armё e municione luftarake.

Ndёrkohё nё Kosovё ёshtё sekuestruar njё sasi prej rreth 50 kg droga tё forta, njё laborator pёr përpunimin e prodhimin e lёndёs narkotike dhe janё arrestuar 3 shtetas.

Nё kuadёr tё këtij operacioni nga strukturat e Policisё sё Shtetit nё Pikёn e Kalimit Kufitar Morinё ёshtё kapur nё flagrancё njё shtetas, i cili po transportonte njё sasi prej rreth 7 kg lёndё narkotike tё dyshuar kokainё, sasi qё ёshtё bllokuar me cilёsinё e provës materiale sё bashku me automjetin.

Ndёrkohё operacioni i strukturave tё Policisё sё Shtetit ka vijuar me ushtrimin e kontrolleve pranё njё vile 3 katёshe nё njё banesё nё Fushё Kuqe, nё pronësi tё shtetasit Gёzim Çela, ku u bё i mundur:

- sekuestrimi i njё sasie rreth 18 kg e dyshuar heroinё,

- rreth 100 kg marijuanё,

- 20 bidonё me njё sasi prej rreth 850 litra lёndё, qё shërben si pёrzierёs i lёndёs narkotike.

- pajisje qё shёrbejnё pёr paketimin elёndёs narkotike si presё, shtypëse tё lёndёs, pajisje pёr heqejne vakumit gjatё paketimit.

Po ashtu nё kёtё banesё janё gjetur e sekuestruar 9 armё zjarri nga tё cilat 3 snajper, si dhe njё sasi fishekësh dhe granata. Nga strukturat e policisё u bllokua gjithashtu dhe njё mjet tip BMW i blinduar.

Strukturat e Policisё sё Shtetit nё bashkëpunim me Prokurorinё pёr Krime tё Rёnda vijojnë punёn pёr dokumentimin e plotё ligjor dhe zbardhjen e personave tё tjerё tё implikuar nё trafikimin e shitjen e lёndёve narkotike.

KOMENTE