English

50 vjeçari nga Kurbini seks treshe, me të dashurën dhe gruan

Sipas gazetës ‘Shqip’, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sanxhak të Kurbinit, ku Sandër Rica, baba i katër fëmijëve, prej vitesh bënte orgji me gruan e tij, M.Rica, 46 vjeç, dhe të dashurën Desdemona P., 49 vjeç. Historia e lidhjes së trefishtë u zbulua kur kjo e fundit u përpoq të heqë dorë.

Sipas policisë, Rica e kërcënonte shtetasen 49-vjeçare për të vazhduar orgjinë duke përfituar edhe nga fakti se ajo jetonte e vetme me 3 fëmijët e saj, pasi bashkëshortin e kishte emigrant në Greqi dhe se do të rikthehej së shpejti në Shqipëri.

50-vjeçari e ka kërcënuar edhe me jetë të dashurën e tij dhe e kanoste se nëse nuk pranonte lidhjen, do të hapte fjalë në fshat se e kishte të dashur.

Ngjarja në fjalë ka befasuar edhe forcat e rendit, të cilët nuk u kanë besuar veshëve për të besuar kallëzimin e bërë nga 49-vjeçarja e dëshpëruar.

KOMENTE