English

Basha letër SH.T. Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Metropolit Tiranë – Durrës

I nderuar Shkëlqesia Juaj Imzot Rrok Mirdita,Po ju drejtohem me këtë letër, pasi e konsideroj të jashtëzakonshëm lajmin se Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë më 21 shtator të këtij viti. Dua t’ju përgëzoj për punën e madhe që keni bërë, duke e kurorëzuar me sukses kërkesën tuaj, që Papa Françesku të vijë në vendin tonë.Vizita e tij është një inkurajim dhe shpërblim për të gjithë vuajtjet dhe martirizimin e kombit tonë dhe në veçanti të klerit katolik gjatë përndjekjes dhe ndalimit të fesë në periudhën e errët të regjimit komunist.

Papa Françesku do të ketë rastin të shohë një shoqëri të lirë, dhe të takojë qytetarë e besimtarë shpirtërisht të pasur e të përkushtuar, fakt që kam kënaqësinë ta shoh shpesh edhe unë në takimet e mia dhe që pata ndjesinë e këndshme ta prekja nga afër pak ditë më parë në Kishën e Shna-Ndout në Laç.

Jam gjithashtu i prekur nga fakti se Papa Françesku ju drejtua në fjalën e tij Tiranës, kryeqytetit tonë dhe kam nderin që në emër të gjithë bashkëqytetarëve ti uroj mirëseardhjen. Vizita e tij e shumëpritur do t’i shërbejë kryeqytetit, vendit dhe kombit tonë në pasurimin shpirtëror dhe në përpjekjen për zhvillim, prosperitet dhe bashkim me familjen e madhe europiane.

KOMENTE