English

Foshnja flet pak minuta pas lindjes

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytetin Norilsk të Rusisë, ku një foshnjë djalë nisi të flasë disa minuta pasi kishte lindur. Sipas lajmit që bëhet i ditur nga faqja “pravda.ru”, thuhet se foshnja fliste fjalë në dijeni të plotë.
Gazetari thotë se ishin çuditur jashtë mase kur kishin parë vetë aftësitë përtej të zakonshmes të fëmijës me emrin Stetan. Sapo kishte lindur, fëmija kishte thënë “baba”, e pas disa minutash “nënë”.
Kur një ditë më pas, e ëma, Liza, i thotë të birit “do vijë babi”, Stepan tha: Babai? Kush?

Psikologja-gjinekologe Marina Papanova që ishte e pranishme gjatë lindjes së Stepanit, deklaroi se e kishte dëgjuar fëmijën të fliste me veshët e saj.

“Punoj qysh prej vitit 1986 në këtë maternitet dhe kurrë nuk më ka rastisur një episod i tillë. Fëmijët e sapolindur e kanë shumë të vështirë t’i belbëzojnë këto fjalë”, tha ajo.

Papanova vazhdon më tej: "Embrioni është i përshtatshëm të edukohet qysh në bark të nënës. Ai mund ta ndjejë botën nëpërmjet ndjenjave të së ëmës.
Nëse me embrionin punohet dhe mundohet t’i jepet një edukim si fëmijë i lindur, fëmija mund të lindë me aftësi të jashtëzakonshme”, tha ajo.

KOMENTE