Zyra Qëndore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Dhoma Kombëtare e Noterëve ka nënshkruar në 13 qershor 2014, në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë, një marrëveshje nëpërmjet së cilës synohet të vendoset një bashkëpunim i ndërsjelltë dhe i frytshmëm.
Shkëmbimi profesional nëpërmjet formimit teknik–juridik, për të realizuar një regjistrim sa më efikas të pasurive të paluajtshme, sidomos me aksesin online të noterëve në regjistrat e pasurive të paluajtshme;
verifikimi i pronave si dhe redaktimi i akteve për tjetërsimin e pronave janë disa nga detyrimet që pritet të përmbushen pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
Gjatë fjalës së tij në nisjen e kësaj ceremonie, Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço theksoi se nisur nga tërësia e problematikës së konstatuar, Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Zyrën Qëndrore të Regjistrimit dhe Dhomën Kombëtare të Noterisë, dhe me asistencën e vazhdueshmë të partnerëve ndërkombëtarë, vlerëson se, midis këtyre dy institucioneve është e nevojshme rritja e bashkëpunimit institucional, në mënyrë që problematikat e deritanishme të mbeten në memorien e largët të secilit prej nesh, duke shpresuar që të mos ekzistojnë më.