English

Policia e shtetit publikon emrat që sulmuan policinë në Lazarat

Forcat e policisë ndërhyjnë në Lazarat dhe kanë mbërritur në objektivin e përcaktuar në kapanonet e objektet e personit Gate Mahmutaj.

Objekti është nën kontroll dhe vijon puna për kapjen e personave.

Strukturat e Policisë së Shtetit, vijojnë masat e marra në kuadër të planit të operacionit të ndërmarrë. Në kuadër të këtyre masave është bërë i mundur identifikimi i personave që së bashku me Gate Mahmutaj kanë kundërshtuar me armë policinë.

Të gjithë këta persona janë me precendentë penalë apo kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve të rënda. Nga hetimet e kryera dhe të dhënat e grumbulluara ka rezultuar se personat që qëlluan me armë në drejtim të forcave të polciisë janë:

1. Albion Aliko

2. Alban Aliko

3. Jurgen Boci

4. Jeton Kalemi

5. Abaz Rabi

6. Emiljan Aliko

7. Matjaz Boci

8. Ali Basha

9. Adem Sala

10. Shkelqim Krishti

11. Artur Gjini

12. Sherif Kazma

13. Sokol Skendi

14. Florijan Shurdhi

15. Sevdi Shurdhi

16. Martin Muho

17. Adriatik Gaba

18. Carcan Gaba

19. Haki Buci

20. Hamza Buci

21. Agim Avduli

22. Syrja Sinani

23. Izmir Hebovija (Shkodrani)

24. Kostandin Xhuvani

25. Erjon Haxhiaj

26. Arsen Banaj

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë veprimet në kuadër të këtij plan operacioni deri në përmbushjen e plotë të misionit.

KOMENTE