English

Superskenari i përgatitur për vrasjen e Pistës

Pronari i lokalit në të cilin u vra deputeti i PDK’së Elvis Pista ka rrëfyer momentet tragjike që ndodhën para lokalit të tij për të përditshmen Bota.sot.

Gani Jaha ka treguar se i ndjeri është qëlluar me katër plumba dhe se fillimisht është menduar se i ka rënë të fikët.

Ai ka thënë se me Pistën kanë qenë edhe dy shokë të tij me gra, për të kremtuar ditëlindjen e gruas së Pistës.

"Fillimisht kane menduar se i ka rene te fikte Pistës për shkak se nuk ka pasur krisma te armeve. Pastaj ia kanë pare gjakun dhe kanë konstatuar se ka pasur të shtëna me armë. Menjëherë ka ardhur policia dhe tash ata janë duke u marre me këtë rast", ka thënë Gani Jaha.

KOMENTE