Rreth orës 02:00 të datës 17.06.2014, nga të shtënat me armë nga brendësia e fshatit Lazarat është plagosur me armë armë zjarri (në dorë dhe në këmbë) punonjësi i policisë S.M., 32 vjeç, punonjës i Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, i cili ishte i dislokuar me shërbim gjatë natës. Punonjësi i policisë aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Nga strukturat e policisë vijon kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, si dhe dokumentimin e plotë ligjorë të saj. Materialet procedurale do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë.
Policia e Shtetit vijon masat në kuadër të plan operacionit të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve dhe është e vendosur në përmbushjen e objektivave dhe misionit të saj.