Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë masat dhe veprimet e ndërmarra në kuadër të planit të operacionit për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara më bimë narkotike.
Në vlerësim të stuatës gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme janë përfocuar shërbimet policore, duke vënë në dispozicion dhe forca të tjera shtesë.
Aktualisht në terren janë rreth 800 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcë në Vlorë.
Po ashtu në këtë opeeracion janë përfshirë dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj.
Këto forca janë të mbështetura nga mjete të posaçme.
Bazuar në planin e hartuar do vijonë veprimet policore për asgjesimin e parcelave të kutivuara dhe kapjen e vënien para përgjegësisë ligjore të të gjithë personave të implikuar në kundërshtimin me armë të forcave të Policisë së Shtetit.
Po ashtu janë ngritur grupe speciale hetimi të orientuara nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, të cilët po vijojnë veprimet paralel me veprimet operacionale të strukturave policore në terren për kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e e provave material.
Policia e Shtetit është e vendosur në përmbushjen e objektivave dhe misionit në kuadër të këtij plan operacioni.