Në përgjigje të angazhimit të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit për sigurimin e shërbimeve cilësore në plazhe, numri i telefonit 08003737 dhe adresa e e-mailit plazhecilësore@turizmi.gov.al, nga dita e sotme janë në shërbim të qytetarëve për të denoncuar çdo problematikë apo shqetësim në plazhe.
Thirrjet dhe mesazhet do të merren nga ora 8.00 – 20.00, gjatë gjithë javës.