Gjatë ditës së sotme deri në këto momente nga strukturat e Policisë së Shtetit është ushtruar kontroll në territorin e 7 banesave në fshatin Lazarat ku:
- janë gjetur dhe asgjesuar rreth 1.5 ton hashash dhe rreth 2000 bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
- janë sekuestruar 3 armë zjarri automatikë,
- është sekuestruar 1 armë gjahu cifte,
- si dhe një sasi e konsiderueshme municioni.
Vijon kryerja e veprimeve procedurale nga grupet e ekspertëve në terren.
Njëherazi vijon dhe operacioni i forcave të policisë.