English

Vlorë gjendet peshk i prishur, nga Argjentina

AKTUALITET| Skandal në Vlorë, gjendet 1 ton peshk i prishur nga Argjentina!

Një erë e rëndë ka shqetësuar mëngjesin e sotëm banorët e fshatit Zvërrnec të Vlorës, teksa në Pyllin e Sodës shumë pranë rrugës së makinave persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi peshku të prishur.

Sasia e peshkut që shkon deri në një ton është mall importi dhe dyshohet të ketë ardhur nga Argjentina.

Pavarësisht situatës instancat vendore nuk kanë marrë asnjë masë për largimin e sasisë së peshkut, ndërsa drejtuesit e autoritetit kombëtar të ushqimit nuk janë paraqitur ende në zonën e pyllit të sodës.

“Këto arkat sot i kemi parë për herë të parë. Mund të jenë hedhur dje ose pardje sipas shenjës së peshkut. Peshku është i një lloji të panjohur në Shqipëri, dhe sipas atyre arkave që lexohet është importuar nga Argjentina. Mendoj duhet të ketë ardhur me anijë duke parë distancën e largët nga Argjentina. Peshku ose u është prishur rrugës ose u është prishur këtyre në magazinë.” tha Albert Hoxha, një banor i zonës.

Kjo situatë nuk pritet te lërë përshtypje të mirë tek tursitët që duhet të kalojnë në këto anë, të cilët do mendohen dy herë para se të rikthehen. 

KOMENTE