English

Ceremonia e vizitës studimore,ekskursion në Kampin Veror Lightforce në Ishull Lezhë

Ditën e djeshme është zhvilluar ceremonia e vizitës studimore/ekskursion në Kampin Veror Lightforce në Ishull Lezhë, e 150 fëmijve nga të gjitha qarqet fitues të programit.


Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Ministria e Arsimit Zj.Lindita Nikolla, Zv.Minitri i Brendshëm Z.Ilir Mustafaraj, Shefi i Misionit Icitap Z.Stiv Bennet, përfaqësues të Arsimit dhe policisë.


Në kuadër të Programit sensibilizues “Edukimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancave të tjera të rrezikshme”, i realizuar në shkollat 9 – vjeçare është një fryt i bashkëpunimit përmes Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Arsimit.

Ky program, është mundësuar nga Zyra e bashkëpunimit për mbrojtjen (Office of Defense Cooperation ODC-Ambasada Amerikane Tiranë), nëpërmjet programit të partneritetit midis Shqipërisë dhe Shtetit të News Jerseyit (State Partnership-SPP), me bashkëpunimin e Gardës Kombëtare të News Jersey –it, Programit Icitap (Ambasada Amerikane Tiranë) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.


Temat e përfshira në këtë program, kanë të bëjnë me luftën kundër Duhanit, Alkolit, Mariuanës etj, program i cili është zhvilluar përgjatë këtyre muajve me klasat e 6-ta, të shkollave 9 –vjecare në të gjitha qarqe vendit.


Programi është vlerësuar i frytshëm për edukimin e brezave të rinj dhe është projektuar të jetë afat gjatë për t’u implementuar në Shqipëri.

KOMENTE