English

Shqipëria kandidate zyrtare për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Urime

Shqipëria është nga sot kandidate zyrtare për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Sigurisht që Ministria e Integrimit Evropian nuk mund të fshehë gëzimin, për vendimin e sapo marrë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për ti thënë “PO”, statusit të vendit të kandidat për Shqipërinë. 

Është një vendim që duhet të mbushë me optimizëm dhe shpresë secilin prej nesh, jo për këtë që sapo ndodhi, por për sfidën e madhe që na pret në vijim. Ministria e Integrimit Evropian falënderon të gjithë vendet anëtare për vëmendjen dhe interesin që i kanë kushtuar çdo përpjekjeje tonën, për të dëshmuar se procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e kemi prioritet parësor.

Vendimi i sotshëm është sinjali më pozitiv, shtysa më e mirë, jo vetëm për ne, por për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, madje për të gjithë Evropën e bashkuar. Jemi të bindur se ky vendim frymëzon besimin, se parimet mbi të cilat u krijua modeli i suksesshëm evropian, mbizotërojnë e qëndrojnë të palëkundura, ndaj çdo qëndrimi dhe force të mëpasshme.

KOMENTE