Për të festuar së bashku lajmin e shumëpritur të marrjes së statusit të vendit kandidat, Bashkia e Tiranës ka ftuar ditën e shtunë në orën 19:30 në Amfiteatrin e Liqenit Artificial artistë të njohur shqiptarë, për të performuar pjesë të zgjedhura të kryeveprave të njohura europiane.
Repertori i përzgjedhur përmban vepra të kompozitorëve europianë si Moxart, Bethoven, Vivaldi etj, por nuk do të mungojë dhe vepra e të madhit Çesk Zadeja.
Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët ti bashkëngjitën këtij organizimi festiv ditën e shtunë në orën 19:30 në Amfiteatrin e Liqenit Artificial.