English

Serbët: Zvicra le ta bëjë himnin në shqip: Mora mandolinën…

E përditshmja serbe ‘Blic’, duke përdorur një karikaturë të lojtarëve të Zvicrës, shkruan se këta të fundit duhet të ndërrojnë tekstin e himnit dhe ta bëjnë në shqip.

Kjo sipas ‘Blic” falë 5 lojëtarëve shqiptarë që spikatën në skuadrën e futbollit svicerian.
Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll, në përbërjen e së cilës ishin pesë shqiptarë, në Kampionatin Botëror në Brazil, arriti të kalojë fazën e grupeve, ndërsa në 1/8 e finales, gati sa nuk eliminoi dy herë kampionin e botës Argjentinën.

Madje tekst i himnit propozohet teksti i këngës “Mora mandolinën dola carshi, ti moj vajzë e vogël mos ma bëj me sy…”.

Por karikaturat për ekipin zviceran nuk kanë të sosur. Pak kohë më parë mediat në Zvicër publikuan një karikaturë tjetër duke iu kënduar në shqip futbollistëve të përfaqësueses, për t’i zgjuar nga gjumi pas humbjes së thellë nga Franca.

KOMENTE