English

Arben Imami Ish-ministri i Mbrojtjes,i “shpëton” kallëzimit

Arben Imami Ish-ministri i Mbrojtjes,i “shpëton” kallëzimit të parë të Mimi Kodhelit, pasi prokuroria ka gati një vendimmarrje për pushimin e hetimeve për dosjen e tenderit të reklamave. Megjithëse s’e ka vendosur zyrtarisht, Njësia Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës, u ka propozuar drejtuesve të këtij institucioni që Imami të shpallet i “pafajshëm”, pasi nuk janë gjetur elemente të veprës penale.

Tashmë, drejtuesit e akuzës së kryeqytetit, por edhe asaj qendrore, u duhet të firmosin një nga vendimet më të vështira, pasi në çdo rast mund të kontestohen. Megjithatë, prokuroria mund të korrigjohet me dosjet që ka nën hetim, siç është kërkimi i thesarit në Mokër, apo blerja e pajisjes së përgjimit për 1.6 milionë euro, kur në “treg” kjo pajisje mund të merrej me rreth 300 mijë euro.

Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë për gazetën “Shqip” se, hetuesit e çështjes u kanë propozuar drejtuesve të Prokurorisë së Tiranës që hetimet ndaj Imamit të pushohen, pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale, në lidhje me urdhrat apo me procedurat e tenderit.

Grupi hetimor mësohet se ka faktuar se të vetmit përgjegjës për këtë çështje mund të jenë disa vartës së të Imamit, që kanë kryer të gjitha procedurat, teksa kanë qenë kryetarë apo anëtarë të komisionit, ku kanë vendosur edhe për fituesit, të cilët dyshohet se ishin të paravendosur.

KOMENTE