Qëndrim Dobruna, 27 vjeçari shqiptar i shumëkërkuar nga policia amerikane, është kapur dhe arrestuar nga policia gjermane në Gjermani.
Ai menjëherë ka pranuar fajësinë madje duke pohuar se ishte pjesë e një grupi hakerash dhe me anë të klonimit të kartave të kreditit, arrinin të përfitonin vlerat monetare.
Vlera e parave përmes mashtrimit arrin 14 milion dollarë. Vepra penale për të cilën ai e pranoi fajin rrezikon një dënim prej 30 vitesh burg dhe një gjobë prej 1 milion dollarësh. Por pas një marrëveshjeje me qeverinë amerikane Dobruna tashmë rrezikon 9 vite burg. Vendimi për të pritet të jepet në datën 24 tetor.
Ai është ekstraduar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ndaj tij ka tashmë një hetim.
Grupi ka kryer tërheqje parash në 18 vende të botës, në mesin e të cilave bën pjesë Shqipëria dhe Kosova.