English

400 ml qumësht, në ditë të mbron nga kanceri i zorrës së trashë

Të gjithë i dimië pak a shumë të mirat që rrjedhin nga përdorimi i qumështit sidomos kur ai është brenda standarteve të shëndetsisë..
Konsumimi i rregullt i qumështit të mbron nga rreziku për të zhvilluar kancer të zorrës së trashë.
Studiuesit amerikanë kanë analizuar të dhëna të 500 mijë personave të mbledhura nga studimet e mëhershme.

Rezultatet kanë treguar se personat të cilët pinë 400 mililitra qumësht çdo ditë kanë 12 për qind më pak rrezik të preken nga ky lloj kanceri.
Kanceri i zorrës së trashë është lloji i tretë më i shpeshtë i kancerit në botë, ndërsa shkalla e prekjes nga ai dallon në vende të ndryshme, që mund të shpjegohet edhe nga ndryshimi i mënyrës së ushqimit.
Ndikimin pozitiv të qumështit shkencëtarët e shpjegojnë me veprimin e kalciumit, i cili më herët ishte dëshmuar se ka efekt mbrojtës.

KOMENTE