Në zonën e njohur si ‘Rruga Ura’ në kryeqytetet, shpërthimi me eksploziv në një makinë ka tronditur zonën madje duke sjellë dhe të plagosur.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:40, ku automjeti “Volkswagen Polo” me targë AA 868 EE, ka shpërthyer dhe kanë mbetur të plagosur tre persona.
Shpërthimi u mendua se ka erdhur për shkaqe teknike por më pas rezultoi se ishte një shpërthim me telekomandë.
Makina ishte në pronësi të vëllëait të drejtorit të burgut 313 i cili ka mbetur i plagosur si dhe 2 të tjerët ishin kalimtarët në rrugë.
I plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur Sulejman Allushi, një 46-vjeçar nga Ferraj, fshat i komunës Dajt, ndërkohë që sipas të dhënave të para mësohet se ai është në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.
Dy kalimtarët janë dërguar te reparti i djegieve, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije se sa është shkalla e dëmtimit të burrit, i cili ka qenë edhe shënjestra e atentatorëve.
Grupi hetimor, i cili mbërrit në vendngjarje ka nisur mbledhjen e provave për zbardhjen e saj. Policia deri tani ka dy pista hetimi. Pista e pare lidhet me konfliktin për shkak të pronësisë. Rezulton se në vitin 2011, Sulejman Allushi së bashku me dy kushërinj të tij, janë konfliktuar dhe kanë plagosur Artur Zallinin, më të cilin prej kohësh kishin konflikte mbi një pronë të ndodhur në fshatin Ferraj në Tiranë.
Pista e dyte ka te beje me lidhjet familjare. Sulejman Allushi, i plagosur nga shpërthimi është vëllai i Sajmir Allushit, drejtorit të Paraburgimit 313 në kryeqytet, ku ndodhen disa nga personazhet më të njohur të botës së krimit, mes tyre Ndriçim Gjokona, i penduari i bandës së Tritolit, Dritan Dajti, Jetmir Llani e shumë persona të tjerë që janë në pritje të përfundimit të gjykimit. Por deri më tani, grupi hetimor është ende duke mbledhur prova dhe pritet përmirësimi i gjendjes shëndetësore të Allushit, për ta marrë atë në pyetje