2 punonjës shqiptarë dhe 1 turk ka qenë bilanci i viktimave në hidrocentralin e “Qafë Mollës” në Rrëshen të cilët kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme teksa ishin duke punuar në brendësi të tunelit.
Viktimat janë Pjetër Doda dhe Fani Ndue Legisi nga fshati Shebe, ndërsa nuk dihet identiteti i shtetasit turk.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në 2000 metra thellësi, për shkak të shembjes së një masivi dheu. Shkak dyshohet se janë kushtet e këqija të punës. Madje për këtë, punëtorët kanë protestuar disa kohë më parë.
HEC-i ishtë në ndërtim dhe po ndërtohej nga një firmë turke. Punimet për ndërtimin e HEC-it kishin filluar prej 2 vitesh.
Hidrocentrali ishte dhënë me koncesion nga qeveria e mëparshme, por ndërtimi i tij ka hasur kundërshtinë e banorëve të zonës.
Ndërkohë kanë nisur edhe hetimet në lidhje me incidentin tragjik.