English

PD: Kriminalizimi i Kuvendit. Edi Rama turpëron një vend anëtar të NATO-s

Deputeti Bedri Hoxha ditën e djeshme në deklaratën e tij dhënë për shtyp në emerë të Partisë Demokratike është shprehur:


Edi Rama ka 20 ditë që i vidhet përgjegjësisë së drejtpërdrejtë që ka për kriminalizimin e parlamentit dhe pasojave që kjo ka sjellë në dhunimin e opozitës dhe tensionimin e situatës politike në mënyrë të paprecedentë.

Botërisht u pa me prova dhe me dokumenta se lidhjet e tij kriminale kanë depërtuar në Kuvend.

Por Edi Rama hesht, dhe përpiqet që me propagandë boshe të largojë vemendjen nga faktet tronditëse rreth të kaluarës së deputetit të tij, Arben Ndoka, të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi.

Duke mos mbajtur përgjegjësi për aktet e organizuara prej atij vetë, për faktin se ai i ka dhënë imunitet dhe mandat parlamentar një të dënuari për vepra të rënda penale, Edi Rama turpëron një vend anëtar të NATO-s, një vend që ka fituar statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Turpëron mbarë shoqërinë shqiptare e cila nuk nuk do dhe nuk mund të përfaqësohet nga deputetë të tillë, që përdoren nga Kryeministri si instrument dhune ndaj kundërshtarit politik.

Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë që të bëjë transparencë para shqiptarëve për aferat e Kryeministrit dhe lidhjet e tij kriminale që kanë kapur administratën duke shtrirë tentakulat edhe në Parlament.

KOMENTE