English

Porsi çupat e Devollit, nuk gjeni nuse mbi Tokë

DEVOLLESHAT, PËLLUMBESHAT
Për martesë kush ka djalë, pyesni t’ju jap mend me okë
Porsi çupat e Devollit, nuk gjeni nuse mbi Tokë
Janë për burrë e janë për shtëpi, e nuk ja përtojnë për punë
Por janë dhe pastërtore, njësoj si rosat në lumë

Që jeta t’ju shkojë mbarë , nuset merrni devollesha
Në daçi bjonde në daçi kaleshka, të gjitha janë sokolesha
Që t’ju duan nënë e babë, e t’ua mbajnë hapur shtëpinë
Që të presin e të përcjellin, me respekt gjithë miqësinë

Për të ngrënë e për të pirë, kurrë s’do ju dhëmbi koka
Tavolinën plot do e kini, me të mirat që ka Toka
Byrek me petë të holla, revani e petanikë
Kërkoni çdo gjë pa frikë, në daç liko me çaçanikë

Të gjitha i bëjnë devolleshat, se ato janë sojlesha
E ç’ tju them pastaj për shtëpinë, zbukurimet e orendinë
Për rregullin e pastërtinë, për qëndismat e punëdoret
Apo për lulet shumëngjyrëshe, që do t’ju mbushin oborret

Që t’ju flas më për çupat tona, ndonjëri do na kritikojë
Por përgjigjen unë gati e kam, e s’do e mbaj në gojë
E do i them se edhe çami, çames i këndon
Edhe çdo kurbatkë, shoshën e vet lëvdon

Fundja, unë çupat tona lavdërova, por të botës nuk i qortova
Të tjerëve ska pse u mbetet hatri për këto që unë shkrova
Dhe vajzat e tyre të mira janë, e të bukura si princesha
Por çupat e Devollit, bukën veç e hanë, janë mbretëresha.

Këto që unë thashë, të vërteta janë, s’ju gënjeva jo për besë
Se nusen e djalit, por dhe plakën time e kam devolleshë
Por ju djem beqarë, në Devoll po të shkoni
Bëjini hesapet mirë kur vajzat t’i kërkoni

Se çupat e Devollit të marrin gjak në vetull e dot s’i mashtroni
Dhe mundet që t’ju ngjasë si Koçit të teta Sofkës
Që shkoi në fshat të kërkonte Melin ne Teta Ollga
Ishte i kollarisur zavalli, por u kthye në qytet pa bollka

Se çupat e Devëllit o miq, ju peshojnë në ziq
Dhe ua numërojnë sa fara kini në kokë
Ju shohin drejt në sy e ju a bëjnë skopinë
Se ato, qelibar të pastër, e duan dashurinë

Kadri Kadiu
Denver, Korrik 2014

KOMENTE