English

Berisha thirrje për protesta studentëve që ju mbyllën universitetet

"Te dashur miq, keto dite ne kuadrin e pseudo reformes ne arsimin e larte, me nje komision teresisht anonim, mbi bazen e nje raporti te ketij komisioni te hartuar ne mungese absolute te transparences, Edvin Kristaq Rama mbylli me nje te rene te lapsit 29 shkolla te larta dhe dy univesitete private, ne te cilat studionin mbi 7500 studente dhe ishin bere ne infrastrukture mbi 200 milione dollare investime, pa llogaritur ketu dhjetera milion dollare te familjeve te studenteve.

Dua te sqaroj qe ne fillim se jam ne favor te qendrimeve te rrepta ligjore dhe ndeshkimit ndaj çdo abuzimi ne fushen e arsimit te larte, sikunder jam i sigurt se abuzime te papranueshme ka patur, ka dhe do kete si ne universitetet private ashtu dhe ne ato shteterore dhe ato duhet ndeshkuar. Them do kete sepse mjerisht raste abuzimi me diploma dhe doktorata njoftohen edhe ne vendet me te zhvilluara. Per Shqiperine, zbatimi i ligjit ne fushen e arsimit duhet te jete paresore.

Por te godasesh ne nje dite te vetme 31 institucione te arsimit te larte, shume te ndryshme nga njeri tjetri, disa prej te cilave nder me seriozet, duke mos paraqitur publikisht asnje fakt per shkelje ligji nga ana e tyre, deshmon qarte se po vepron kryekeput ne menyre korruptive dhe vetem korruptive, njelloj si me liçensat e hidrocentraleve qe i heq per t’i dhene me rryshfet nga e para.

Ne praktiken boterore, rruga e vleresimit te performances se universiteteve dhe heqjes se liçensave eshe rating-u nga kompani te pavarura. Shqiperia 3 vjet me pare realizoi rating-un e pare. Rama premtoi se do ta bente ate qe vitin e pare, por babezia e detyroi te zevendesoje rating-un me kleringun, fund e krye korruptiv.

Rama – Meta dhe qeveritaret e tyre, njelloj siç kane krijuar kompanite e ndertimit per punet publike apo siç bllokuan lojerat e fatit per t’ua dhene familjareve dhe sojit te vet, po krijojne tani universitetet e veta private. E them kete jo vetem bazuar ne ato qe rendom po flitet per punen e komisionit por para se gjithash bazuar ne:

- Se pari, vendimin e Rames per te ulur kuotat per 11 mije vete ne universitetet publike. Theksoj ketu se 8 vite ne pushtet universitetet private kane bere presion per uljen e kuotave ne universitetet publike natyrisht ne interes te tyre. Por ndonese kane patur mbeshtetjen e pakurseyer te qeverise, me heqjen e TVSH, miratimin e ligjit “toke per shkolle” etj, kjo kerkese nuk eshte pranuar asnjehere.

Se dyti, mbyllja ne nje dite te 31 shkollave te arsimit te larte, nxjerrja ne rruge e 7800 studenteve eshte hapje e hapesires per simotrat ku qeveritaret kane vendosur aksionet e tyre dhe liçensimin dora dores te universitetve te tyre.

- Se treti, vete zedhenesja e Rames per arsimin Nikolla deklaroi publikisht se Ministria do rregulloj ne universitetet publike dhe private studentet qe ju mbyllen shkollat. Natyrisht qeveria mund te regulloj ne universitete publike, por me sa duket ka arritur nje marreveshje korruptive me universitete private ku Rama – Meta kane aksione per te derguar studentet e universiteteve te cilat u mbyllen pa paraqitur as dhe nje arsye te vetme ligjore.

Ju bej thirrje te rinjve shqiptar te ngrihen ne protesta te fuqishme kunder klikes Rama – Meta qe po shkatrron te ardhmen e tyre". sb.

Kështu ka reaguar ish-kryeministri Berisha në rrjetin social Facebook, ku i bën thirrje të rinjve që të dalin në rrugë dhe të protestojnë pasi miliona dollarë janë shpenzuar.

KOMENTE