Departamenti i Administratës Publike ka publikuar numrin e vendeve të lira të punës në Administratë shtetërore, proces i cili ishte pezulluar deri në plotësimin e ligjit të ri për nëpunësin civil me aktet e duhura nënligjore.
Të interesuarit do të duhet të aplikojnë në faqen online të Departamentit të Administratës Publike. Në fazën e parë bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kritereve të përgjitshme, ndërsa në fazën e dytë kandidati vlerësohet nëpërmjet testimit me shkrim dhe me gojë nga komiteti përzgjedhës, i përbërë nga ekspertë, përfaqësues institucionesh dhe nga DAP.
Ja vendet e lira
Specialist “Shkenca Sociale, dega Punë Sociale”, niveli minimal i diplomës “Bachelor”
Specialist “Shkenca shoqërore”, niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
Inspektor “Arsim i lartë”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”.
Specialist “Shkenca Juridike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Inspektorë të Tatimeve “Shkenca Ekonomike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”.
Inspektorë të Tatimeve “Shkenca Ekonomike”, niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
Specialist “Shkenca Kompjuterike/Informatike/Elektronike ”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
Specialist “Shkenca Kompjuterike/Informatike/Elektronike ”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Specialist “Shkenca Kompjuterike/Informatike/Elektronike/Matematikë/Fizikë ”, niveli minimal i diplomës “Bachelor”
Inspektorë të Tatimeve, lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike ose Juridike”, niveli minimal i diplomës “Bachelor”
Inspektorë të Tatimeve “Shkenca Ekonomike ose Juridike”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
Inspektorë të Tatimeve, lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike ose Juridike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Specialist i Auditimit të Brendshëm, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Specialist i Auditimit të Brendshëm, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
Specialist “Gjeodezi/Topogjeodezi/Gjeomatike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Specialist “Informatikë/GjeoInformatike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Specialist “shkenca ekonomike”, niveli minimal i diplomës “Master profesional”
Specialist “Shkenca Mjedisore ose të tjera të përshtatshme”, niveli minimal i diplomës “Bachelor”
Faqja në të cilën duhet të aplikoni
http://www.pad.gov.al/vende-vakante/shpallje