Edi Rama i vuri një maskë komunikimit publik sot, me një konferencë të sajuar. Komunikim do të thotë të përgjigjesh pyetejve e të sqarosh gjerat, por kryeminstri megjithëse qëndroi live e on-line për më shumë se dy orë, nuk dha asnjë shpjegim për cështjet më të mprehta të kësaj kohe; për ceshtje që shqetësojnë opozitën, por nëse zoti Rama – e ka të vështirë te respektojë opozitën, për shkak të mendësisë së tij, pritej sëpaku të respektonte opinionin publik. Edhe në këtë rast, injorim pati .
Z. Edi Rama nuk sqaroi, nuk dha llogari se;
1-Përse hesht prej 42 ditësh, kur botërisht është parë me prova e me fakte se ai ka inkriminuar parlamentin duke bërë deputet, pasi dëboi dhunshëm dy gra kandidate nga lista, një person të dënuar për trafik Prostitucioni dhe Rrëmbim Personi? Kush ka më shumë vlerë, një dëshmi penaliteti false, apo vendimi i Gjykatës së Romës?
2-Përse i dha CEZ-it në dorë 95 milionë euro që do ti paguajnë shqiptarët, përmes faturave ndërkohë që kompania ka 3 miliardë dollarë detyrime ndaj shtetit?
3-Përse kërkon me insistim numrin unik të telefonave të shqiptarëve, IMEI,që mundëson përgjim masiv pa kufi kur kjo është e papranueshme në Europën ku Rama pretendon të na integrojë.
4-Përse nuk u konsultove me ekspertë, me aktorë, me partnerët ndërkombëtarë për reformën e drejtësisë, kur të gjithë e kërkuan këtë, SHBA, BE, OSBE, juristët, shoqëria civile dhe opozita?
5-Si mund të bësh një hartë të re të territorit në vend, pa pyetur qoftë edhe një banor, qoftë edhe një shqiptarët të vetëm? Pa marrë zyrtarisht pëlqimin komuniteteve vendore, sic e kërkon shprehimisht kushtetuta.
6-Si shpjegohet që pas një viti në detyrë, nuk ka ende një investim publik, një kantier ndërtimi, një vend të ri pune?
7-Pse nuk mban asnjë përgjegjësi dhe nuk thua asnjë fjalë për bilancin më tragjik të minierave, ku për një vit kanë humbur jetën më shumë se 13 punëtorë?
8-Përse është inkriminuar administrata me trafikantë e rrëmbyes fëmijësh, nga drejtoritë e rretheve e deri tek Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës?
9-Përse pas një viti në pushtet, asnjë legalizim nuk është bërë falas, shëndetësia është më e shtrenjtë, të gjithë treguesit e rendit janë përkeqësuar, dhe janë humbur mijëra vende pune nga rritja e taksave?
10-Përse nuk zbatoni vendimet e gjykatave të vendit, dhe të Gjykatës Kushtetuese?
11-Përse lan e lyen zyrat e Punësimit, kur në fakt punësimi bëhet në zyrat e deputetëve të PS ku ndodhin këmbime e pazare të turpshme ?